Specialja, peng i komunikimit Kuvend – Qeveri

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi dhe Qeveria nuk kanë zhvilluar kurrfarë komunikimi përkitazi me Gjykatën Speciale, prej kur dy javë më parë deputetët vendosën të shtyjnë votimin e amendamenteve kushtetuese për këtë gjykatë. Lëvizje nuk pritet të ketë, së paku, edhe në dy javët e ardhshme.

Me propozim të subjekteve në pushtet, seanca ishte shtyrë me arsyetimin se deputetët nuk e posedonin para vetes edhe Draftligjin për Specialen. Ishte arsyetim formal, ngaqë shtyrja qe bërë në mungesë votash, kurse Draftligji nuk ishte fare në rend dite.

Po kështu, ligjërisht, Draftligji nuk mund të procedohet në Kuvend pa u aprovuar amendamentet, shkruan sot Koha Ditore.

Në Kuvend kanë treguar se Qeveria nuk e ka ofruar akoma Draftligjin, prandaj amendamentet nuk janë vënë në rend dite.

“Kuvendi është në pritje të Draftligjit, i cili deri tash nuk ka ardhur nga Qeveria”, ka thënë të enjten Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i Kuvendit.

Por, në Qeveri kanë theksuar se nuk mund ta procedojnë Draftligjin jashtë logjikës kushtetuese.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/specialja-peng-i-komunikimit-kuvend-qeveri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala