Specialja nesër në Kushtetuese

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu, ka konfirmuar për Telegrafin se nesër në ora 11, partitë opozitare LVV, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, do ta dërgojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese votimin e Gjykatës Speciale.

Ajo tha se me këtë mësojnë se a ka pasur shkelje të Kushtetutës së Kosovës, gjatë votimit të kësaj gjykate.

Haxhiu ka theksuar se përfundimi i mandatit të ish-kryetarit të Kushtetues, Enver Hasani, jep shpresë se kjo Gjykatë do të vendosë drejt dhe e pandikuar politikisht.

“Po ne jemi të vetëdijshëm për qasjen politike partiake të Gjykatës Kushtetuese karshi këtyre çështjeve. Keni parasysh që Gjykata Kushtetuese në vazhdimësi, kur janë adresuar procese politike ka ndërmarrë edhe veprime politike”, ka shtuar Haxhiu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/specialja-neser-ne-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala