S’ka para në treg, rritet këmbimi mall me mall

Autori:Zekirja Shabani

Afaristët në Kosovë, po ballafaqohen me mungesë të qarkullimit të parasë së gatshme në treg dhe si alternativë është rritur niveli i këmbimit të mallrave. Përfaqësues të bizneseve në vend dhe afaristë, theksojnë se kjo dukuri tashmë është shumë e shprehur në Kosovë dhe paraqitet si problem kryesor në operimin e veprimtarive të tyre.

Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve.

Përderisa, kërkesa e kompensimit të borxheve me mall, ka stërngarkuar me borxhe të mëdha bizneset në mes vete, thonë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, ka thënë se përderisa institucionet financiare deklarojnë se në treg ekzistojnë mjaftueshëm para të gatshme, në realitet sektori privat më tepër shfrytëzon formën e këmbimit të mallërave.

“Përderisa konsumatorët janë duke u varfëruar, tregtarët për çdo ditë janë duke vështirësuar hapësirën e vetë nga mungesa e parasë kesh, por edhe institucionet e Kosovës do të kenë vështirësi në mbledhjen e buxhetit” tha Shahini

Arsye e mungesës se parave të gatshme në treg, sipas Shahinit, është niveli i lartë i importit, ku paratë e gatshme shkojnë jashtë Kosovës dhe shumica e qytetarëve, por edhe afaristëve kanë kredi në bankat komerciale. .

“Ato kredi nuk janë shfrytëzuar për konsum, por janë shfrytëzuar për ndonjë investim, qoftë për riparim të shtëpisë apo biznese, dhe është një kapital i palëvizshëm”.

“Kështu tregu ka mbetur pa para dhe deri sa çdo produkt jashtë shtetit duhet blerë më kesh para, paratë e gatshme i mungojnë bizneseve dhe kjo do të vështirëson edhe më tutje realizimin e projekteve të parapara nga operatorët ekonomik në Kosovë“, tha Shahini.

Sidoqoftë, ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se shfrytëzimi i kredive dhe përdorimi i mbitërheqjes në bankat komerciale, si formë më e shpejtë e sigurimit të parave të gatshme, përforcon faktin se kompanitë nuk kanë fuqi pagimi./monitor/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/spara-ne-treg-rritet-kembimi-mall-me-mall/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala