Sot zhvillohet ndeshja Kosovë-Shqipëri

Autori:Gazeta Fjala

Pritjes së gjatë të tifozëve që të shohin një ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë i ka ardhur fundi, pasi sot ajo do të luhet në stadiumin e Prishtinës nga ora 14:00.

Të dy skuadrat tashmë janë gati për këtë takim dhe në radhët e tyre kanë ftuar lojtarët më të mirë, për të zhvilluar ndeshjen e parë ndërmjet tyre, që kur Kosova mori të drejtën për të zhvilluar ndeshje miqësore.

E veçanta e këtij takimi do të jetë se, Shqipëria në këtë ndeshje do të luaj si Kombëtare e kualifikuar në Euro 2016, për herë të parë në histori të saj, shkruan Express.

Në anën tjetër, kjo ndeshje pavarësisht se është festive, për Kosovën do të jetë testi më i madh, pasi kjo është edhe ndeshja më e rëndësishme që ka zhvilluar deri me tani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-zhvillohet-ndeshja-kosove-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala