Sot vendoset për Specialen

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Ky i fundit nuk ka dhënë detaje nëse pikë e rendit të ditës janë edhe amandamentet të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.
Mediet kanë raportuar se të premten pasdite ose më së largu të hënën pritet të thirrët seanca ku do të votohet Gjykata Speciale.
Krijimi i dhmoavë të specializuara bëhët më 2/3 e votave. Përvec deputetëve të opozitës të cilët po e kundërshtojnë krijimin e Speciales, janë edhe disa deputet të pozitës të cilët kanë deklaruar se do të votojnë kundër Speciales. /Gazeta Tribuna/