Sot vendoset për Greqinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrat e financave të Eurozonës takohen sot për të vendosur rreth kërkesës së Greqisë për një paketë gjashtëmuajshe të ndihmës.

Zyrtarët grekë kanë thënë se kredia nuk do të jetë rinovim i marrëveshjes së tanishme të shpëtimit, e cila parasheh kushte të rënda të kursimit, raporton Rel.

Gjermania, e cila është kontribuuesja kryesore në këtë paketë, ka refuzuar të enjten kërkesën e Greqisë.

Por, Komisioni Evropian ka thënë më herët se ajo është “pozitive”.

Greqia mund të mbetet pa para nëse nuk arrihet kompromis deri në fund të shkurtit kur edhe përfundon afati i marrëveshjes aktuale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-vendoset-per-greqine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala