Sot vendimi ndaj të dyshuarve për terrorizëm

Sot do të merret vendimi ndaj pesë të dyshuarit për terrorizëm që u arrestuan afër liqenit të Badofcit
Ndërkohë, dje është mbajtur seanca dëgjimore, ku të dyshuarit janë marr në pyetje nga gjyqtari i procedurës paraprake.
Bajram Tmava avokat Milazim Haxhiajt ka thënë pas seancës se nuk ka asnjë provë që implikon klientin e tij në veprat për të cilat ngarkohet.
Sipas tij, klienti i tij është mysliman i devotshëm dhe siç i ka deklaruar atij nuk do bënte keq askujt.
Të arrestuar janë edhe Enis dhe Besnik Latifi si dhe Gazmend Halilaj dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk është publikuar ende.