Sot takohen Mustafa e Vuçiq

Autori:Avdyl Pajaziti

Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, sot në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiq.

Fillimisht, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pritet të marrë pjesë në takimin për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bruksel, i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit”.

Ndërkaq më pas, Mustafa dhe Vuçiq në takimin që do të lehtësohet nga Mogherini, pritet të vazhdojnë diskutimin rreth zbatimit të deritashëm të marrëveshjeve dhe agjendën e dialogut për të ardhmen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-takohen-mustafa-e-vuciq/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala