Sot shumë nxehtë, temperatura të larta edhe ditëve të ardhshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Kosovë sot po mbretëron mot me vapë, kurse temperatura maksimale në Kosovë pritet të shënojë 37 gradë celsius.

Temperaturat e larta në territorin e Kosovës nuk do të ulën as në ditët në vijim. Sipas paralajmërimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperatura do të vazhdojnë të mbajnë këtë nivel nxehtësie.

“Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 29-33gradë celsius. Këto masa të nxehta të ajrit kanë origjinë nga veriu i Kontinentit dhe do të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperendimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në raportin IHMK.

Sipas IHMK-së temperatura e larta janë krejt normale kur kemi parasysh muajin dhe stinën që jemi.

Moti i nxehtë shënohet edhe në Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

Temperaturat minimale për gjatë vijës bregdetare do të lëvizin nga 22 gradë në Velepojë deri në 25 gradë në Sarandë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 37gradë në jug deri 38gradë celsius në veri të vendit.

Temperatura e nxehtë do të vazhdojë edhe në gjithë Gadishullin Iberik dhe Gadishullin e Ballkanit.

Temperatura të larta rreth 39 gradë celsius do të jen në Spanjë. Edhe Europa Juglindore dhe ajo Qendrore do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpërndara.

Një mot krejtësisht ndryshe do të dominoj në Europën Veriore dhe atë Lindore ku atje do të ketë rrebeshe shiu dhe erëra të forta, kurse ishujt britanik do të shoqërohen me riga shiu dhe me temperatura maksimale nën 26 gradë celsius.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-shume-nxehte-temperatura-te-larta-edhe-diteve-te-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala