Sot shqyrtohet kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Autori:Gazeta Fjala

Lajmi që Kosova ka aplikuar për anëtarësimi në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të njohur shkurtimisht si UNESCO, ka ngjalluar reagimin e qeverisë së Serbisë.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendi i tij do të bëjë çmos, që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO.Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, është themeluar në nëntor të vitit 1945. UNESCO, ka 195 anëtarë të rregullt dhe nëntë anëtare të asociuara, të cilat nuk kanë të drejtë vote.

Udhëhiqet nga Konferenca e Përgjithshme dhe Bordi Ekzekutiv. Sekretariati, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, zbaton vendimet e këtyre dy mekanizmave./RTK

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-shqyrtohet-kerkesa-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala