Sot shpallet vendimi për Grupin “Drenica”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndaj pesëmbëdhjetë të akuzuarve për krime lufte në rajonin e Drenicës gjatë luftës së fundit në Kosovë, pritet që gjatë të mërkurës të shpallet verdikti.

Në orën 10:00 është paraparë shpallja e verdiktit për grupin e njohur si “Drenica 1”, në të cilin të akuzuar janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Jahir Demaku dhe Avni Zabeli.

Në orën 11:30, ndërkaq, është paraparë që të shpallet verdikti për grupin e njohur si “Drenica 2” në të cilin të akuzuar janë: Sylejman Selimi, Isni Thaçi, Agim, Bashkim, Selman e Driton Demaj dhe Fadil, Zeqir, Nexhat e Jahir Demaku.

Në dy grupe të ndara ndaj pjesëtarëve të dikurshëm të UÇK-së në Zonën e Drenicës janë mbajtur dhjetëra seanca gjatë një viti e më shumë, sa kanë zgjatur gjykimet. Prokurori i rastit në fjalën përfundimtare ka kërkuar dënim për ta me pretendimin së është vërtetuar pjesëmarrja e tyre në krime derisa të akuzuarit dhe avokatët e tyre pretendojnë se nuk është vërtetuar akuza e Prokurorisë se në Drenicë janë kryer krime lufte ndaj popullatës civile.

Pavarësisht pretendimeve të Prokurorisë dhe mbrojtjes, trupi gjykues nën udhëheqjen e Darius Silickit, të mërkurën pritet ta thotë fjalën e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-shpallet-vendimi-per-grupin-drenica/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala