Sot shënohet Dita e Tokës

Autori:Avdyl Pajaziti

Me 22 prill të çdo viti, 175 shtete përreth botës festojnë Ditën e Tokës duke mobilizuar qytetarët e tyre të ndihmojnë në mbrojtjen e planetit.

Njerëzit me kombësi dhe histori të ndryshme  ngrisin zërin e tyre për planetin dhe kërkojnë mbrojtjen e tij, e kush mund të bëjë këtë më mirë sesa të rinjtë, e ardhmja jonë. Këto zëra do të dëgjohen tani edhe në Kosovë.

Programi për Arsim Themelor i USAID-it është duke mbështetur “Klubet e Gjelbra” të shkollave të Kosovës në shënimin e Ditës së Tokës me aktivitete të cilat do të organizohen në gjashtë lokacione të ndryshme.

Këto aktivitete kanë për qëllim që të rrisin vetëdijesimin mbi rëndësinë e një ambienti të pastër dhe do të përfshijë akter të ndryshëm.

Në aktivitete do të përfshihen nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, dhe në disa raste edhe Komuna, duke nxitur kështu festimin e Ditës së Tokës nga të gjithë. Më poshtë janë lista e aktiviteteve, shkollat e përfshira dhe një përshkrim i shkurtër i çdo aktiviteti.

Këto aktivitete janë pjesa integruese e mbështetjes së Programit për Arsim Themelor të USAID-it në lidhje me mësimin rreth ambientit si dhe zhvillimin e shkathtësive përmes aktiviteteve të “Klubeve të Gjelbra” dhe vetëdijesimin e të rinjve në të qenit pjesëtar aktiv të shoqërisë.

Përveç këtyre aktiviteteve, Programi për Arsim Themelor i USAID-it mbështet po ashtu 41 shkolla në riciklimin e shisheve të plastikës para se ato të mblidhen nga kompanitë lokale të riciklimit.

Për të përmbushur njërën nga objektivat kryesore të Organizatës Green Art Center, konkretisht edukimin mjedisor, Green Art Center – Prishtina në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, ka dizajnuar projekte që kanë për qëllim edukimin e ambientalistëve të rinj.

Falë mbështetjes financiare të Ambasadës Finlandeze për projektin “EcoFriend”, dhe GIZ Gjerman për projektin “Kompostimi në lagje” është duke implementuar 2 projekte premtuese në qytetin e Prishtinës.

Në kuadër të këtyre projekteve, me 30 institucione publike dhe private, klube të gjelbërta, dhe të rinjtë ambicioz që i përbëjnë ato, nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e (GAC) si dhe mësuesve dhe arsimtarëve të tyre , me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës 22 Prill 2015, kanë organizuar një sërë aktivitetesh me qëllim promovimin për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-shenohet-dita-e-tokes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala