Sot shënohet Dita e të Pagjeturve

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Kosovës mban sot një seancë plenare kushtuar 27 Prillit, Ditës së Personave të Pagjetur të Luftës.
Fati i personave të pagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

Mijëra shqiptarë, përfshi të moshuar, gra dhe fëmijë, që u vranë nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë, u barten me kamionë dhe u varrosen nëpër varreza masive në Seri, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit.

Shumica nga serbët përgjegjës nuk kanë dalë para drejtësisë për këto krime mizore, ndërkohë që disa prej tyre ende mbajnë pozita në institucionet e Serbisë.

Sipas shifrave zyrtare, janë edhe mbi 1,600 persona nga Kosova, shumica civilë shqiptarë, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Pas seancës, po në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, është paralajmëruar të zbulohet një përmendore dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-shenohet-dita-e-te-pagjeturve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala