Sot rivarrosen eshtrat e Isa Boletinit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, e organizuar nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, mbahet sot në Mitrovicë dhe në fshatin e tij të lindjes, Boletin.

Në ditën e fundit të ceremonisë, sot, në Mitrovicë, mbahet Seanca solemne e Kuvendit Komunal. Pastaj, në orën 9:00 bëhen homazhe në sheshin “Adem Jashari”, në 11:00 – arkivoli do të dërgohet në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.

Në ora 12:00 në Stadiumin e qytetit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore.

Në këtë ceremoni në 12 pritet fjala e presidentes së Republikës së Kosovës, pastaj e përfaqësuesit të Shqipërisë dhe zyrtarëve të tjerë nga vendi e viset shqiptare.

Në 14:30 arkivoli me eshtrat e Isa Boletinit niset për në fshatin Boletin ku edhe do të bëhet rivarrimi i tij në orën 15:00

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-rivarrosen-eshtrat-e-isa-boletinit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala