Sot publikohet Bruto Produkti Vendor për vitin 2014

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot do të prezantojë publikimin e “Bruto Produktit Vendor” (BPV) për vitin 2014, me qasjen e shpenzimeve dhe të prodhimit, me çmime aktuale dhe konstante.

Fjalën hyrëse do ta mbajë kryeshefi ekzekutiv i ASK-së Isa Krasniqi, ndërsa do të jenë të pranishëm edhe mysafirët ndërkombëtarë, drejtori i përgjithshëm i Statistikave të Suedisë, Stefan Lundgren dhe përfaqësuesi i Eurostatit, Marius Andersen.

Sipas njoftimi të ASK-së, kjo është vizita e parë që një drejtor i përgjithshëm i një vendi të BE-së i bën ASK-së.

Lundgren do të flasë për bashkëpunimin e SCB-së dhe projektet e përbashkëta të Statistikave të Suedisë dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndërsa Andersen do të flasë lidhur me përkrahjen e Eurostat-it për GDP-në në Kosovë dhe vendet e Rajonit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-publikohet-bruto-produkti-vendor-per-vitin-2014/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala