Sot protestojnë veteranët

Autori:Gazeta Fjala

Veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së sot nga ora 12:00 deri në 13:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Kjo për shkak se ani pse ka nisur pagesa për këtë kategori  kjo nuk është bërë edhe për të gjithë, pasiqë janë afro 3 mijë veteranë e invalidë që nuk po i marrin  pensionet.

Organizatori i protestës Xhevdet Qeriqi që drejton Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare tha për Klan Kosovën se dyshimet e veteranëve janë se Qeveria keqpërdori mjetet e ndara për këtë kategori të qytetarëve që është dashur tashmë t`i marrin pensionet.

Ata  njëherit do të kërkojnë nga ekzekutivi që menjëherë të nis procedurat për të filluar pagesën e veteranëve që nuk janë paguar

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-protestojne-veteranet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala