Sot protestohet për lirimin e ‘Ballistit’

Autori:Gazeta Fjala

Sot nga ora 12:00 pritet të mbahet një protestë para Kryeministrisë për ta përkrahur Ismail Morinën, i cili njihet si ‘Ballisti’.
Në mbështetje të Ismail Morinës, i cili njihet si Ballisit, sot pritet të mbahet një protestë para Kryeministrisë. Tifozi i flaktë i Kombëtares gjendet në burg, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi u ndalua para ndeshjes Shqipëri – Serbi, njofton Indeksonline.

“Ditën e diel, i gjithë populli shqiptar të mblidhet në Tiranë në orën 12:00 përpara Kryeministrisë për Ismail Morinën, (Ballisti). Ai që e ndjen veten shqiptar dhe që është i pashterur nga serbët duhet të jetë në protestë ditën e diel tek sheshi ‘Skënderbeu’ në Tiranë. Lajmëroni shokë, familjarë, vajza, djem, vetëm kështu mund t’i fitojmë të drejtat tona si komb”, thuhet në njoftim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-protestohet-per-lirimin-e-ballistit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala