Sot promovohet databaza për fatkeqësitë natyrore

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Organizatën e kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNISDR) dhe Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), do të promovojnë  Databazën për Fatkeqësitë Natyrore (DesInventar).

Në ceremoninë e përurimit do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, zëvendës-shefja e UNDP-së në Kosovë, znj. Alessandra Roccasalvo, si dhe zyrtarë të lartë vendor dhe ndërkombëtarë.

Zhvillimi i bazës së të dhënave është përkrahur edhe nga partnerë tjerë siç janë: Fondacioni shkencorë CIMA dhe OSBE. Në këtë ceremoni do të bëhet mbledhja sistematike e humbjeve nga fatkeqësitë natyrore: DesInventar, përdorimi i të dhënave për humbjet në fatkeqësi për menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe ngritjen e investimeve në zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë.

Ceremonia do të mbahet sot duke filluar në ora 10:30, në ndërtesën kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-promovohet-databaza-per-fatkeqesite-natyrore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala