Sot pritet të zgjidhet Avokati i Popullit

Autori:Avdyl Pajaziti

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të rregullt, në të cilët deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje e raporte.

Në seancën e sotme Kuvendi pritet që të zgjedhë Avokatin e Popullit, do të shqyrtojë kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për formimin e Komisionit hetimor parlamentar, dhe do të debatojë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Njëherësh, sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Deputetët do të merren edhe me Raportin e auditimit të sistemeve të prokurimit në sektorin shëndetësor, dhe po ashtu do të shqyrtojnë disa projektligje

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-pritet-te-zgjidhet-avokati-i-popullit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala