Sot pritet të vendoset për seancën e ndërprerë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot pritet të vendosë për vazhdimin e seancës, e cila të enjten ishte mbyllur para kohe, pasi opozita nuk lejoi kryesuesin e seancës, Sabri Hamiti, ta nxjerr në votim mocionin e LDK-së për shtyrjen e raportimit të kryeministrit Isa Mustafa, i cili kishte kërkuar vetë të informonte deputetët për marrëveshjen e fundit.

Mungesa e Hashim Thaçit e ka bërë të pasigurt Isa Mustafën që të përballet i vetëm me deputetët, që po kundërshtojnë fuqishëm 4 marrëveshjet me Serbinë.

Kjo ngriti në këmbë të gjithë deputetët opozitarë. Ata, të vendosur, nuk largoheshin e nuk e lejonin as kryesuesin të vazhdonte rrjedhën e seancës, që bëri që seanca të mos vazhdonte. Po ashtu Kryesia e Kuvendit pritet të vendosë nëse do të caktojë për nesër seancën, në të cilin kryeministri ka kërkuar për herën e dytë të raportojë para deputetëve për marrëveshjet e fundit.

Opozita ka nisur nënshkrimin e një peticioni për anulimin e disa marrëveshjeve me Serbinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-pritet-te-vendoset-per-seancen-e-nderprere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala