Sot publikohet Raportit të Progresit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë ditës së sotme Komisioneri Johannes Hahn, do të prezantojë raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë.

Ky raport po prezantohet pas tri shtyrjeve që pati.

Komisioni do t’i adoptojë raportet vjetore për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën, Malin e Zi, Turqinë dhe Serbinë, ndërsa si zakonisht, Hahn do t’ua prezantojë raportet fillimisht eurodeputetëve.

Hahn, i cili javën e kaluar qëndroi në Kosovë, gjatë një takimi që zhvilloi me kryeparlamentarin Kadri Veseli, theksoi se pret një raport pozitiv të progresit të Kosovës dhe së shpejti edhe rekomandim nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Raporti i Progresit për vendet kandidate dhe për ato potencialisht kandidate po publikohet pas tri shtyrjeve që u bënë: së pari ka qenë e planifikuar të publikohet në fillim të tetorit dhe më pas më 24 tetor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-pritet-publikimi-i-raportit-te-progresit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala