Sot prezantohen të gjeturat se kush përfiton nga falja e borxheve

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj raportin “Kush do të përfitoj nga falja e borxheve”.

Në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës filloi procedurat për faljen e borxheve të qytetarëve dhe bizneseve të grumbulluara deri më 31 dhjetorë 2008. Në korrik, Kuvendi i Kosovës aprovoi Ligjin për Faljen e Borxheve.

Mirëpo, edhe gjashtë muaj pas nisjes së këtij procesi, Qeveria nuk ka dalur me të dhëna të detajuara për strukturën e borxhit që do të falet.

Instituti GAP ka grumbulluar të dhëna të detajuara për borxhin që qytetarët dhe bizneset i kanë shtetit. Sa është ky borxh? Kush do të përfitoj më shumë: qytetarët apo bizneset? Ndaj cilit institucion është borxhi më i lartë?

Në bazë të Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve, sa në të vërtetë është borxhi real? A e kanë kryer detyrën e tyre zyrat ligjore të ndërmarrjeve publike, doganave dhe Administratës Tatimore?

Pas një hulumtimi disa mujorë, GAP do të prezantoj këto të gjetura në një konferencë për media e cila do të mbahet të mërkurën, më 5 gusht 2015, ora 10.30, në zyret e Institutit GAP.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-prezantohen-te-gjeturat-se-kush-perfiton-nga-falja-e-borxheve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala