Sot nuk sillen trupat nga Kumanova

Autori:Avdyl Pajaziti

Burime të Telegrafit kanë bëre me dije se sot nuk do të sillen trupat e kosovarëve të vrarë në konfliktin e Kumanovës.

Sot pritet të sqarohet nga ana e autoriteteve maqedonase, koha, se kur familjarët e të vrarëve, mund të shkojnë dhe ta bëjnë identifikimin e kufomave, ku tek pastaj do të merret vendimi se kur do të bëhet kthimi i tyre drejt Kosovës.

“Identifikimi i të vrarëve mund të bëhet vetëm nga familjarët e parë. Në rast se nuk janë familjarët e parë, të gjithë të tjerët duhet që ta marrin një autorizim të noteri për ta kryer vizitën (identifikimin e të vrarëve) atje”, ka shtuar ky zyrtar.

Ndryshe, mediat kanë raportuar se dhjetë ditë pas vrasjes trupat e nëntë kosovarëve, që morën pjesë në konfliktin e Kumanovës, pritet të sillen në Kosovë gjatë ditës së sotme (e enjte).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-nuk-sillen-trupat-nga-kumanova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala