Sot nuk do të ketë protestë

Autori:Avdyl Pajaziti

Megjithëse është paralajmëruar se sot do të mbahet sërish protestë, burime të Telegrafit brenda opozitës bëjnë të ditur se sot nuk do të ketë protesta.

Ndryshe, momentalisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është në takim me liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj për të diskutuar për hapat e mëtejmë të opozitës.

Pas takimit do të ketë konferencë për media, nga ku do të dalë edhe vendimi për veprimet e ardhshme të opozitës.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-nuk-do-te-kete-proteste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala