Sot nis panairi “Blej Shqip”, në qendër të Prishtinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Të blesh produkte vendore në qendër të Prishtinës, kjo është ideja e komunarëve të Prishtinës, që festën e flamurit dhe ditës së Pavarësisë së Shqipërisë qytetarët ta shënojnë me produkte shqiptare.

Është viti i dytë i këtij organizimi, i cili u tregua i suksesshëm në vitin e parë. Biznese të ndryshme prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria do të prezantojnë produktet e tyre në qendër të qytetit për tre ditë me radhë, në kuadër të panairit “Blej Shqip”.

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci, tha për KosovaPress se gjatë gjithë ditëve festive panairi “Blej Shqip”, do të pres e përcjell vizitorë të ndryshëm.

“Këtë vit për Ditën e Flamurit kemi organizuar aktivitete të ndryshme. E kemi panairin “Blej shqip” që po organizohet për vitin e dytë me radhë që është pjesë e drejtorisë për Zhvillim Ekonomik. Do të ketë biznese të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria që do të promovojmë produktet e tyre”, ka thënë ajo.

Panairi “Blej Shqip është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë, Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ky panair nis me 27 nëntor dhe do të zgjas deri më 29 nëntor. Panairi do të promovohet në sheshin “Skënderbeu” tek bulevardi “Nëna Terezë”. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-nis-panairi-blej-shqip-ne-qender-te-prishtines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala