Sot në Prishtinë varrosen të vrarët e Kumanovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Tetë të vrarët në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë do të varrosen sot në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.

Të rënët Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella, dhe Arben Rexhaj, do të varrosen sot në orën 17.

Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë organizuar homazhe dhe akademi komemorative për nder të të rënëve

Homazhet bëhen në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar në orën 14:00. Ndërsa akademia komemorative fillon në orën 15:30.

Ndërkohë, Këshilli Organizativ i Gjakovës, në nderim të të rënëve në Kumanovë që janë nga kjo komuna Mirsad Ndrecaj dhe Xhafer Zymberi do të mbajnë po ashtu homazhe duke filluar nga ora 10:30, në foajenë e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, pastaj në ora 11:30 do të bëhet nisja për në Prishtinë në mënyrë të organizuar, ku dhe do bëhet varrimi në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve.

Ndryshe, Beg Rizaj, i cili u vra në konfliktin e fundit në Kumanovë të Maqedonisë u varros dje në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-ne-prishtine-varrosen-te-vraret-e-kumanoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala