Sot në Bruksel diskutohet për çështjet e telekomit

Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, sot në Bruksel do të udhëheqë delegacionet e Kosovës në takimet për çështjet e Telekomit, IBM-së dhe Produkteve Medicionale.
Takimet trepalshe do të mbahen deri më 21 maj.Ndërkohë, Tahiri ka paralajmëruar se në fund të këtij muaji do të diskutohet edhe për barrikadën te ura e Ibrit.