Sot miratohet MSA-ja për Kosovën

Komisionin Evropian sot do të miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit për Kosovën.
Pas këtij aprovimi MSA-ja me Kosovën do të kalojë në Këshill, ku kërkohet konsensusi i të gjitha vendeve anëtare të BE-së përpara nënshkrimit të saj.
Konsensusi brenda Këshillit i vendeve anëtare, përfshirë edhe pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën që janë Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro sjell vendimin/autorizimin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje të rëndësishme, që pritet të ndodh gjatë muajit qershor.