Sot merret në pyetje Fisnik Ismaili

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot do të merret në pyetje në prokurori deputeti i “Vetëvendosjes” Fisnik Ismaili.

Marrjen në pyetje të Ismailit të caktuar për sot e ka konfirmuar avokati Betim Shala.

“Sot në orën 10:00 do te merret ne pyetje në prokurori deputeti Fisnik Ismaili”, ka thënë avokati Shala.

Ismaili u arrestua dje nga policia kur po kontrollohej para se të hynte në seancën e Kuvendit.

Sipas policisë atij iu gjetën dy bombola gazi që dyshohej të jetë lotsjellës.

Ismailit më pas iu caktua ndalimi policor prej 48 orësh. /kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-merret-ne-pyetje-fisnik-ismaili/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala