Sot mbyllet panairi Blej shqip

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot në mbrëmje mbyllet panairi “Blej shqip”, ku rreth 80 biznese të ndryshme prodhuese nga Kosova dhe Shqipëria prezantuan produktet e tyre në qendër të qytetit për tre ditë me radhë.

Panairi u hap më 27 nëntor dhe u organizua për herë të dytë në Kosovë, për nder të festës së 28 Nëntorit.
Panairi “Blej Shqip” është realizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë, Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-mbyllet-panairi-blej-shqip/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala