Sot mban mbledhje Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për sot një mbledhje në orën 12. Në njoftimin për media nga Kuvendi i Kosovës njoftohet se Kryesia sot mban mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare.
Ndonëse nuk janë bërë të ditur pikat e rendit të ditës të cilat do të diskutoheshin për t’u vendosur në seancë, sipas të gjitha gjasave mund të caktohet një seancë për ratifikimin e MSA-së.