Sot luhen finalet Evropiane

E shtuna do të sjell trofeun e Kupës në katër nga pesë ligat e mëdha.
Në Spanjë, nga ora 21:30, luhet finalja e Kupës së Mbretit, mes Athletic Bilbaos dhe Barcelonës.
Në Angli zhvillohet finalja e Kupës FA, mes Arsenali dhe Aston Villas, takim që nis në ora 18:30.
Nga Anglia, një finale vjen edhe në Gjermani. Është Borussia Dortmund që dëshiron t’i japë lamtumirën Jurgen Kloppit me një trofe. Ata takohen me Ëolfsburgun, në finale e Kupës, që nis në ora 20:00.
Në Francë, Auxerre dhe PSG takohen nga ora 21:00.