Sot Kosova luan kundër Guinesë Ekuatoriale

Autori:Gazeta Fjala

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll luan këtë të shtunën në Prishtinë një miqësore kundër Guinesë Ekuatoriale. Përfaqësuesja kosovare ka disa ditë që është grumbulluar për këtë ndeshje.

Trajneri Albert Bunajku dhe të zgjedhurit e tij të premten kanë mbajtur seancën e fundit para përballjes me Guninean, ndeshje që konsiderohet një sfidë atraktive për përfaqësuesen.

Bunajku tha se kjo miqësore është test i mirë për lojtarët e rinj që janë thirrur për herë të parë në përfaqësuese. Miqësorja mes Kosovës dhe Guineas nis në orën 16:00.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-kosova-luan-kunder-guinese-ekuatoriale/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala