Sot inaugurohet shtatorja e Ismail Qemalit

Autori:Avdyl Pajaziti

Sot duke filluar nga ora 13:00, në një ceremoni solemne në Prishtinë do të bëhet inaugurimi i shtatores së Ismail Qemalit.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë presidentja e vendit, znj. Atifete Jahjaga, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama si dhe personalitete të ndryshme nga sfera politike dhe kulturore e vendit.

Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-inaugurohet-shtatorja-eismail-qemalit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala