Sot i jepet lamtumira e fundit Gent Ollonit

Autori:Avdyl Pajaziti

Asambleisti i Komunës së Gjakovës, Gent Olloni, i cili vdiq dje si pasojë e një infarkti të cilin e pësoi gjatë mbledhjes së asamblesë komunale të Gjakovës, do të varroset sot pasdite në Gjakovë.

Sot në orën 14:00, Ollonit, do t’i bëhen nderimet dhe do të mbahet mbledhja komemorative.

Ceremonia do të mbahet në pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë. Kjo ceremoni organizohet nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-i-jepet-lamtumira-e-fundit-gent-ollonit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala