Sot hapet pishina e Gërmisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas restaurimit, pishina e Gërmisë nga sot do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që freskinë nga këto ditë të nxehta vere do ta kërkojnë në hapësirat e saj.

Thellësia në këtë pishinë nga katër metra sa ishte më parë, është bërë në 1.80 metra. Ndërsa, në dispozicion do të jenë edhe zhveshtoret e ndara për gjini.

Gjithashtu, tashmë i gatshëm është edhe parkingu në afërsi të pishinës së Gërmisë, me një kapacitet prej 100 vendeve të parkingut.

Emrush Hyseni, menaxhues i pishinës në Gërmi ka thënë për KosovaPress se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar. Sipas tij, siguria dhe pastërtia në pishinë do të jetë shumë më e madhe.

Sa i përket çmimeve, Hyseni tha se do të jenë të volitshme dhe të arsyeshme për qytetarët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-hapet-pishina-e-germise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala