Sot është dita e fundit e Ramazanit, nesër Bajrami i Madh

Sot është dita e fundit e muajit të agjërimit për besimtarët myslimanë, Ramazanit.
Ramazani në këtë vit të Hixhrit, 1436, kishte 29 ditë.
Viti i ri i Hixhrit, 1437, fillon më 14 tetor 2015. Muaji Ramazan sivjet nisi më 18 qershor, ndërsa përfundon sot, më 16 korrik, transmeton Koha.net.
Iftari sot është në orën 20:18. Nesër është Bajrami i Madh – Fiter Bajrami.
Falja e tij në Kosovë fillon në orën 05:48 minuta.