Sot dy protesta të studentëve

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka paralajmëruar për sot një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me afatet dhe kushtet e provimeve në gjitha fakultetet në UP.

Një protestë e njëjtë për sot është paralajmëruar edhe nga Grupi i Studentëve të Pavarur të UP-së, me po të njëjtin skenar.

Edhe qëllimi i protestës së Grupit të Pavarur është ulja e kritereve, kushti për të kaluar vitin e parë me minus tri provime, afatet e rregullta dhe lirimi nga pagesa e kategorive të veçanta.

Protesta e Grupit të Pavarur u tha se gjeti mbështetje të fuqishme nga Parlamenti Studentor, por ndryshe thonë ata në Parlamentin Studentorë, transmeton kp .

Këta të fundit akuzojnë grupin e pavarur të studentëve se ka tendencë që të degradojë protestën e nesërme.

Njëkohësisht udhëheqësi i Parlamentin Studentor Egzon Daku bën thirrje studentëve që të anashkalojnë elementet të cilat promovojnë interesat personale.

Ai ka theksuar se Parlamenti Studentor distancohet nga protesta e Grupit të Pavarur.

Në anën tjetër udhëheqësi i Grupit të Pavarur Studentor Argjent Softolli tha se duhet të përmirësohen kushtet e studimeve, dhe të zbatohen praktikat e mëhershme.

Protesta e Grupit të Pavarur Studentor do të fillojë marshin prej orës 12:00, një orë pas protestës së paralajmëruar të Parlamentit Studentor ndërsa vend ndalimin e kanë para Rektoratit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-dy-protesta-te-studenteve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala