Sot do të shpërthejë “bomba” e radhës nga Zoran Zaevi

LSDM-ja sot do të vazhdojë me publikimin e materialeve që dëshmojnë veprime komprometuese të qeveritarëve.
“Bombën” e sotme e ka paralajmëruar zëdhënësi i partisë, Petre Shilegov, në rrjetin social Facebook.
“Bombë dje? Jo sot është bomba”, ka shkruar Shilegov.
Si zakonisht konferenca për shtyp pritet që të mbahet në orën 14:00 në selinë e partisë në Shkup. /Shenja/