Sot Dita Botërore e Shëndetit‏

Autori:Avdyl Pajaziti

7 prilli është dita që është caktuar si Dita Botërore e Shëndetit. Kjo u vendos në të njëjtë datë kur edhe u themelua Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1948.

Çdo vit për Ditën Botërore të Shëndetësisë zgjidhet një temë që nxjerr në pah një fushë prioritare që shqetëson sektorin e shëndetësisë në botë.

Në këtë ditë është vendosur që të flitet për ushqimin, se sa është i sigurt ushqimi që konsumojmë.

“Nga ferma në pjatë, ta mbajnë të sigurt ushqimin” është motoja për këtë vit, e cila edhe në Kosovë do të shënohet me shumë aktivitete.

Aktivitetet do të fillojnë në institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik, ku do të prezantohen edhe disa rekomandime për përdorim të ushqimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-dita-boterore-e-shendetit%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala