Sot dhe nesër do të bllokohet rruga Prishtinë – Pejë

Policia e Kosovës do të jetë në asistencë të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) më datë 26 dhe 27 gusht në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë , respektivisht në hyrje të fshatit Arllat, ka bërë të ditur Drejtoria e Policisë Rajonale në Prishtinë.
Asistenca policore do të konsistojë në mbështetjen e KOSTT-it përgjatë kalimit – transportit të përçuesve në segmentin rrugor në vendkalimin e fshatit Arllat, me ç ‘rast do të jetë e nevojshme mbyllja e rrugës magjistrale Prishtinë – Pejë respektivisht hyrje-dalja e autostradës “Ibrahim Rugova” në intervalet kohore të poshtëshënuara:
E mërkure, datë 26.08.2015, në tri intervale të shkurtra kohore:
Ora 09:00 – 09:15
Ora 12:00 – 12:15
Ora 14:00 – 14:15
E enjte, datë 27.08.2015, në dy intervale të shkurtra kohore:
Ora 09:00 – 09:15
Ora 12:00 – 12:15
Andaj njoftojmë qytetarë të cilët këto dy ditë në këto intervale kohore shfrytëzojnë këtë rrugë, të kenë parasysh vonesat që mund të shkaktohen për shkak të bllokimit të rrugës.