Sot certifikohen 155 rekrutë të FSK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria për Forcën e Sigurisë sot organizon ceremoninë e certifikimit të 155 rekrutëve të Forcës se  Sigurisë së Kosovë me rastin e përfundimit të trajnimit Bazik nëntë javor.

Ceremonia e certifikimit të 155 rekrutëve të FSK-së mbahet në Kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të  Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ferizaj.

Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë ministri për ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Haki Demolli, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral, oficerë dhe nënoficerë të FSK-së, përfaqësues të ambasadave  në Kosovë, atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, familjarë të rekrutëve etj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-certifikohen-155-rekrute-te-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala