Sot aktgjykimi ndaj Oliver Ivanoviqit

Autori:Gazeta Fjala

EULEX- i ka konfirmuar se sot, e enjte, do të shpallet aktgjykimi për rastin që po zhvillohet kundër Oliver Ivanoviqit, Dragolub Delibashiqit dhe të tre serbëve të tjerë.

Zëdhënësi i EULEX-it Dane Koruga i ka deklaruar tanjugut, transmeton Koha.net, se shpallja e aktgjykimit do të bëhet në orën 10, në Gjykatën Themelore në Mitrovicën Veriore, transmeton Koha.net.

“Gjatë shpalljes së aktgjykimit qasje e medieve to të jetë e kufizuar e masat e sigurisë do të shtohen”, ka thënë Koruga.

Ivanoviq akuzohet për vepra penale, krime lufte bërë ndaj civilëve shqiptarë gjatë vitit 1999 dhe 2000.

Me aktakuzë janë të përfshirë koloneli i MPB të Serbisë Dragolub Delibashiq, avokati Ilia Vujaçiq , juristi Nebojsha Vujaçiq dhe profesor Aleksandar Lazoviq, që janë akuzuar për vrasje dhe tentim vrasje.

Familja e Ivanoviqit pret lirimin e Loverit.
Ivanoviq dhe Delibashiq se janë në arrest shtëpiak e tre serbët tjerë e gjykimin po e presin në liri.
Në rastin Ivanoviq janë dëgjuar dëshmitë e 81 personave e gjykimi ka zgjatur më shumë se një vit.

Këshillin Gjyqësor ndërkombëtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicën veriore e kryeson gjykatësja nga Rumania Roxana Comsa.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-aktgjykimi-ndaj-oliver-ivanoviqit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala