Sot 16 vjet më parë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në 23 mars 1999 në orën 22:30 Richard Holbrooke u rikthye në Bruksel dhe lajmëroi se bisedimet e paqes dështuan dhe i dorëzoi çështjen formalisht NATO-s për veprime ushtarake. Disa orë para lajmërimit, Jugosllavia lajmëroi në televizionin kombëtar se ka deklaruar gjendjen e emergjencës duke cituar një kërcënim të afërt lufte dhe filloi një mobilizim të madh trupash dhe resursesh.

Në 23 mars 1999 në orën 23:17 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, lajmëroi se kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Europës (SACEUR), Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të “nisë operacionet ajërore në Republikën Federale të Jugosllavisë. Në 24 mars në orën 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.

Fushata bombarduese e NATO-s zgjati nga 24 marsi deri në 11 qershor 1999, duke përfshirë mbi 1,000 avionë që vepronin kryesisht nga bazat në Itali dhe në aeroplan-mbajtëset të stacionuara në Adriatik. Raketat kruiz Tomahawk u përdorën gjërësisht, të lëshuara nga avionët, anijet, dhe nëndetëset. Me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATO-s u përfshinë sadopak. Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATO-s fluturuan mbi 38,000 misione luftimi. Për Forcat Ajrore Gjermane (Luftwaffe), ishte hera e dytë kishte marrë pjesë në një konflikt që prej Luftës së Dytë Botërore pas Luftës së Bosnjës.

Qëllimi i paracaktuar i NATO-s u përmblodh nga zëdhëndësit e saj si “serbët jashtë, paqeruajtësit brenda, refugjatët të kthehen”. Kjo ishte, trupat jugosllave duhej të largoheshin nga Kosova dhe do të zëvendësoheshin nga paqeruajtësit ndërkombëtarë në mënyrë që siguronin që refugjatët shqiptarë të ktheheshin në shtëpi. Fushata u caktua në fillim për shkatërrimin e mbrojtjes ajërore jugosllave dhe shënjestra ushtarake me vlerë të lartë. Nuk shkoi dhe aq mirë në fillim, pasi moti i keq i pengonte shumë misionet. NATO e nënvlerësoi seriozisht faktin se Millosheviçi do të rezistonte: shumë pak në Bruksel mendonin se fushata do të zgjaste më shumë se pak ditë, dhe megjithëse bombardimet fillestare nuk ishin me intensitet të ulët, por nuk e arritën intensitetin e bombardimit të Bagdadit në 1991.

Operacionet ushtarake të NATO-s ndryshuan thelbësisht në sulmin e njësive tokësore jugosllave, duke goditur shënjestra si tanket dhe artilerinë, ndërkohë që vazhdohej me bombardimin strategjik. Ky aktivitet gjithësesi, ishte shumë i përmbajtur nga politika, pasi çdo shënjestër duhej të aprovoheshte nga të gjithë 19 shtetet anëtare. Mali i Zi u bombardua në disa raste por NATO eventualisht pushoi së përkrahuri pozicionin e pasigurt të liderit të saj anti-Millosheviç, Milo Gjukanoviç. Përveç shënjestrave të drejtpërdrejta ushtarake u sulmuan edhe shënjestra që mund ti hynin në dihmë ushtrisë, siç ishin ura përgjatë Danubit, fabrika, centrale energjie, shkolla, shtëpi, spitale, impiante telekomunikimi dhe shtabi i përgjithshëm i të Majtëve të Jugosllavisë një parti e drejtuar nga gruaja e Millosheviçit dhe kulla e transmetimit të RTS.

Në fillim të majit, një avion i NATO-s sulmoi një karvan refugjatësh shqiptarë, duke menduar se ishte një karvan ushtarak jugosllav, duke vrarë rreth 50 njerëz. NATO e pranoi fajin pesë ditë më vonë dhe jugosllavët akuzuan NATO-n për sulm me vetëdije ndaj refugjatëve. Një raport i mëvonshëm i hartuar nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë (ICTY) me titull “Raporti Përfundimtar për Prokurorin nga Komiteti i Caktuar për Rishikimin e e Fushatës Bombarduese të NATOs Kundër Republikës Federale të Jugosllavisë” ku thuhej se “civilët nuk u sulmuan me dashje në këtë incident” dhe se “as ekuipazhi dhe as komandantët nuk treguan të pamatur për të marrë masa parandaluese të cilat do tu hiqnin akuzat kriminale.” Në 7 maj, disa bomba të NATOs godasin ambasadën kineze në Beograd, duke vrarë tre gazetarë kinezë dhe duke egërsuar opinionin publik kinez. Shtetet e Bashkuara dhe NATO më vonë kërkuan falje për bombardimin, duke thënë se ishte një gabim i shkaktuar nga një hartë e pasaktë e para shumë viteve. Një tjetër incident ishte masakra e burgut të Dubravës në maj 1999, ku qeveria jugosllave akuzoi për vrasjen e 85 civilëve pas bombardimit nga NATO të kompleksi. Një raport i mëvonshëm i Human Rights Watch arriti në përfundimin se rreth 19 të burgosur dhe gardianë u vranë nga bombardimi, por që një numër i pasaktë – ndoshta më shumë se 70 shqiptarë – u vranë nga forcat qeveritare serbe në ditët që kaluan pas bombardimit.

Nga fillimi i prillit, konflikti ishte shumë larg zgjidhjes dhe vendet e NATOs filluan të mendonin seriozisht për operacione tokësore në Kosovë. Kryeministri Britanik Tony Blair ishte avokat i fortë për sulm me trupa tokësore dhe i bënte presion Shteteve të Bashkuara që të pranonin; qëndrimi i tij i ashpër shkaktoi pak alarm në Uashington pasi forcat amerikane duhej të ishin me të larta në numër në çdo mësymje. Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ishte shumë vendosur për sulm tokësor të drejtuar nga forcat amerikane. Por në vend të kësaj, Clinton autorizoi një operacion të CIA-s për të gjetur metoda destabilizimi për dobësimin e qeverisë jugosllave pa nevojën e trajnimit të UÇK-së. Në të njëjtën kohë, negociatorët finlandezë dhe rusë nisën të provojnë të bindnin Milloshviçin të tërhiqej. Tony Blair do të urdhëronte 50,000 ushtarë britanikë të bëheshin gati për mësymje tokësore.

Millosheviçi më në fund kuptoi se Rusia nuk do të ndërhynte të mbronte Jugosllavinë pavarësisht retorikës së fortë anti-NATO të Moskës. Kështu që ai pranoi kushtet e ofruara nga ekipit të ndërhyrjes Finlandezo-Rus dhe pranoi një prani ushtarake në Kosovë të drejtuar nga OKB, por me pjesëmarrjen edhe të trupave të NATOs.

Forcat speciale norvegjeze Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando bashkëpunuan me UÇK-në në mbledhjen informacioneve të inteligjencës. Duke u pregatitur për pushtim në 12 qershor, forcat speciale Norvegjeze punuan së bashku me UÇK në zonat malore kufitare me Maqedoninë dhe kryesisht merreshim me zbulim për të monitoruar ngjarjet në Kosovë. Bashkë me forcat speciale britanike, forcat speciale norvegjeze ishin të parat që kaluan kufirin për në Kosovë. Sipas gazetarit të Sky News Keith Graves, norvegjezët ishin futur në Kosovë dz ditë para marshimit të forcave të tjera dhe ishin ndër të parët që u futën në Prishtinë. Detyrat e Hærens Jegerkommando dhe Forsvarets Spesialkommando ishte të pastronin rrugën dhe të qetësonin palët serbëve dhe shqiptarëve.

 

198908754551121d99f459248896873_v4big

1117272738551121d95dd5c989084746_v4big

1331455167551121d97f474318872531_v4big

1658714542551121d96cc92330524430_v4big

1948442512551121d99707e377080177_v4big

nato1

1331455167551121d97f474318872531_v4big

wes-clark-121212

990328-F-4728F-009

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sot-16-vjet-me-pare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala