Sonte nuk pritet vendimi për Haradinajn

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndonëse janë angazhuar të gjitha institucionet vendore për ardhjen e Ramush Haradinajt në Kosovë, një gjë e tillë së paku nuk pritet të ndodhë sot.

Gazeta Zëri nga burime të saj të besueshme ka mësuar se për rastin Haradinaj, Gjykata e Qarkut në Kranj në kohën më të afërt mund të vendos mëngjesin e së premtes por nuk përjashtohet mundësia që vendimi se sit ë procedohet me rastin e Haradinajt të shtyhet për të hënën.

“Ndonëse është thënë se sot do të merret vendimi, një vendim I tillë në rastin më të mirë do të merret mëngjesin e nesërm por ka gjasë që për shkak të vikendit të shtyhet deri të hënën”, ka thënë një burim i gazetës.

Ramush Haradinaj është ndaluar në orën 13 e 30 të së mërkurës në Aeroportin e Lubljanës teksa po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë përmes Sllovenisë. Ai është arrestuar sipas një fletarresti të interpolit i cili ishte lëshuar me kërkesë të Serbisë në vitin 2004.

Haradinaj është ndaluar nga policia ndërsa disa orë më vonë rasti i tij është proceduar në Gjykatën e Kranjit e cila ka vendosur që liderit të AAK-së t’ia konfiskoj pasaportën.

Haradinaj me këtë rast është zotuar se nuk do ta lëshoj territorin slloven deri në marrjen e një vendimi nga autoritetet sllovene.

Gazeta ka mësuar se pavarësisht përpjekjeve të institucuoneve të Kosovës në drejtim të institucioneve sllovene, Haradinaj nuk mund të lirohet si rezultat i këtyre përpjekjeve por për të do të vendos gjykata. Kjo e fundit ndërkaq është në proces të shqyrtimit të rastit Haradinaj. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sonte-nuk-pritet-vendimi-per-haradinajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala