Sonte fillon llogaritja dimërore e kohës

Autori:Gazeta Fjala

Natën midis së shtunës dhe të dielës fillon llogaritja dimërore e kohës, ku akrepat e orës do të zhvendosen për një orë mbrapa.

Praktikisht, kjo do të thotë se në orën 3:00 të natës akrepat e orës duhet të kthehen në orën 2:00 kështu që gjumi shtohet për një orë më shumë.

Llogaritja dimërore e kohës fillon në fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit, transmeton Koha.net.

Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ’70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, mundësohet kursimi i konsumit të energjisë elektrike, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase./Koha.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sonte-fillon-llogaritja-dimerore-e-kohes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala