Sonte fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Duke filluar nga sot, e mërkurë 26 gusht e deri me datë 31 gusht, Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) do të fillojë me fazën e katërt të dezinsektimit hapësinor.

Njëjtë si edhe në fazat e mëparshme, edhe kësaj radhe do të dezinsektohen mbi 6.000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të insekteve.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

26.08.2015 – Aktash, Lagjja e Muhaxherëve, Parkun i Qytetit ,Vellushë (Blloqet), Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton;

27.08.2015 – Arbëria,Tophanja, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica

28.08.2015-  Lakrishte, Dardani, Ulpianë, Vetërnik, Zona Industriale dhe Kazerma Adem  Jashari;

29.08.2015-  Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit dhe Kalabria;

30.08.2015 – Taslixhe, Velani, Mat, Sofali , Taukbashçe dhe Gërmi;

31.08.2015 – Bërnicë, Besi, Barilevë, Hajvali dhe Mramur

Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda si dhe së paku për një orë të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi.

Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sonte-fillon-faza-e-katert-e-dezinsektimit-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala