Sondazh zyrtar: A është më i pëlqyer Messi apo Ronaldo në Kosovë? (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta e famshme spanjolle “Marca” e ka bërë një hulumtim në nivel global për të kuptuar se në cilat vende janë më të kërkuar Messi e Ronaldo.

Hulumtimi është bërë edhe në Kosovë ku Cristiano Ronaldo del të jetë më i kërkuar se Messi. 58% e njerzëve në Kosovë e kërkojnë Ronaldon në rrjetet sociale, ndërsa 42% e kërkojnë Messin.

Edhe në Shqipëri, Ronaldo është shumë më i kërkuar pasi që 61% të njerëzve e kërkojnë atë në rrjetet sociale, ndërsa Messin 39%.

Në përgjithësi të gjitha shtetet e ballkanit e preferojnë më shumë Messin para Ronaldos, transmeton Indeksonline.

Në shtetet aziatike Ronaldo poashtu është më i famshëm, ndërsa Messi ka kërkime më shumë në Afrikë dhe sigurisht edhe në Amerikën Latine.

Kërkimi më i madh për Ronaldon në rrjetet sociale është termi “Ronaldo photo”, ndërsa për Messin kohëve të fundit ka qenë “Messi Chelsea dhe Messi film”./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sondazh-zyrtar-a-eshte-me-i-pelqyer-messi-apo-ronaldo-ne-kosove-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala