Sokol Bashota paraqitet në Prokurori

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, sot është paraqitur para prokurorit të rastit, pas dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konfliktit të interesit.

Mësohet se Bashota i shoqëruar nga avokati i tij, ka zgjedhur që para prokurorit të mbrohet në heshtje, duke mos folur fare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit Liridona Kozmaqi.

Javën e kaluar Policia e Kosovës kishte bastisur zyrat e kryetarit Bashota por nuk kishte arritur ta gjente atë.

Bashota pas paraqitjes në Prokuori, ka folur për RTK-në, ku ka akuzuar organin e akuzës, se nuk po merret me dosjet e shumta të kryeministrit Isa Mustafa, të kohës kur ka qenë kryetar i Prishtinës. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sokol-bashota-paraqitet-ne-prokurori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala