Snowden: FBI mund ta zhbllokojë iPhone me acid dhe lazer

Autori:Avdyl Pajaziti

Çështja e ditës për fansat e teknologjisë është nëse Apple duhet t’i përgjigjet apo jo kërkesës së FBI-së për të zhbllokuar iPhone-in e vrasësit në San Bernardino. FBI do që gjiganti i Kupertinos, Apple, ta ndihmojë për të zhbllokuar iPhone-in e vrasësit, por Apple nuk pranon të bashkëpunojë me të, pasi sipas saj, kjo është një shkelje e privatësisë së klientit.

Ndërkohë, ish kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden, mendon se FBI nuk ka nevojë për Apple-in për të hyrë në iPhone-in e vrasësit. Sipas Snowden, ka një mënyrë që FBI të hakojë telefonin vetë, dhe për këtë nevojitet acidi dhe lazeri.

“Problemi është se FBI ka qëllime të tjera… Ata i thonë gjykatës se nuk kanë mundësi të hakojnë telefonin e vrasësit, por në fakt është krejt e kundërta”.

Snowden mendon se me anë të acidit, lazerit dhe pajisjeve të tjera mund të hakohet çipi i memories së iPhone-it, vetëm se ka një anë të keqe se, nëse diçka shkon keq, telefoni mund të shkatërrohet krejtësisht. Kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse FBI nuk e ka hakuar akoma telefonin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/snowden-fbi-mund-ta-zhbllokoje-iphone-me-acid-dhe-lazer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala